Semenyo rikthen FA Cup në Mançester: bie Chelsea, Guardiola merr trofeun e 20 te City

Manchester City fiton FA Cup 2025/2026: në “Wembley”, skuadra e teknikut Guardiola mposhti 1-0 Chelsea dhe kompleton dopietën pas triumfit në Carabao Cup në mars, ndërsa pret të kuptojë si do të përfundojë Premier League. Një ndeshje e ekuilibruar dhe e mbyllur, e vendosur nga një superaksion: në minutën e 72’, Haaland shërben në zonë për Semenyo, i cili shpik një gol spektakolar me thembër. “Blues” provojnë me Enzo Fernandez, por e mbyllin sezonin pa trofe.

City bën dopietën: pas suksesit 2-0 ndaj Arsenal në finalen e League Cup, vjen edhe 1-0 ndaj Chelsea dhe kështu sigurohet “double” Carabao Cup-FA Cup. Ndeshja në Wembley ishte shumë e balancuar që në fillim, me skuadrën e teknikut Guardiola që mbante topin dhe londinezët që tentonin kundërsulmet. Rasti i parë ishte për Joao Pedro, por pa vënë në vështirësi Trafford. Në minutën e 27′, City pa t’i anulohet goli i 1-0 i Haaland për pozicion jashtë loje, pasi Nunes kishte nisur aksionin përtej mbrojtjes londineze. Norvegjezi u bë i rrezikshëm pak para pushimit, por Sanchez ishte gati, ndërsa në shtesën e pjesës së parë kontakti Joao Pedro-Khusanov nuk u konsiderua penallti.

Në fillimin e pjesës së dytë, Cherki hyn në fushë dhe nis menjëherë aksionin që mbyllet me goditjen me kokë të Semenyo, por topi përfundon mbi traversë. Një ndeshje e tillë mund të zgjidhej vetëm nga një shpikje dhe ajo erdhi në minutën e 72′: Haaland kroson në qendër dhe pikërisht Semenyo, me thembër, e dërgon topin në rrjetë për një nga golat më të bukur në historinë e FA Cup. Menjëherë më pas, Colwill kroson dhe Enzo Fernandez me një rrotullim e çon topin ngjitur mbi traversë. Më pas është City që i afrohet golit të dytë, me shtyllën e goditur në minutën e 84-t dhe Sanchez që shpëton ndaj Cherki pak sekonda më vonë. Citizens rezistojnë dhe festojnë: në pritje për të kuptuar nëse do të realizojë mrekullinë edhe në Premier League, Guardiola siguron dopietën. Asnjë mrekulli si trajner i përkohshëm për McFarlane: Chelsea mbetet pa trofe.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top