Bayern kampion, Dortmund në Champions: mbyllet Bundesliga, jepen të gjitha verdiktet

Me 5 golat e shënuar sot ndaj Këlnit, Bayern Munich e mbyll sezonin e tij në Bundesliga me 122 gola të realizuar (36 prej tyre nga Kane) dhe një golavarazh +86, shifra që shpjegojnë qartë dominimin në kampionat të skuadrës së Kompany.

Titulli ishte siguruar matematikisht prej javësh, por para 90 minutave të fundit të sezonit kishte ende shumë verdikte të hapura, si për Europën ashtu edhe për mbijetesën. Ja të gjitha në detaje:

Kampion: Bayern Munich

Në Champions League: Borussia Dortmund, Leipzig dhe Stuttgart (që barazoi 2-2 me Eintracht Frankfurt duke blinduar vendin e katërt)

Në Europa League: Hoffenheim (sot u mposht 4-0) dhe Bayer Leverkusen (1-1)

Në Conference League: Freiburg (që megjithatë do të luajë finalen e Europa League dhe mund të bëhet skuadra e pestë gjermane në Champions)

Të rëna nga kategoria: St. Pauli (sot humbi 3-1 në shtëpi në play-off ndaj Wolfsburg) dhe Heidenheim (që sot humbi 2-0)

Në play-out: Wolfsburg

Bundesliga Germany

Bayer Leverkusen 1-1 Hamburger SV
Bayern Munich 5-1 FC Cologne
Borussia M’gladbach 4-0 Hoffenheim
Eintracht Frankfurt 2-2 VfB Stuttgart
FC Heidenheim 0-2 Mainz 05
Freiburg 4-1 RB Leipzig
St. Pauli 1-3 Wolfsburg
Union Berlin 4-0 Augsburg
Werder Bremen 0-2 Borussia Dortmund

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top