Bullgaria fiton Eurovision 2026

Bullgaria ka fituar Eurovision 2026 me këngën “Bangaranga”.

“Bangaranga” është një energji e veçantë që secili e mban brenda vetes. Momenti kur vendos të jetosh përmes dashurisë dhe jo me frikë. Momenti kur vendos të jesh i guximshëm dhe të jesh vetvetja” – shpjegoi DARA për Radion dhe Televizionin Austriak – ORF, në një intervistë nga tapeti i Eurovision-it.

Spektakli çeli siparin me interpretimin e fituesit të vitit të kaluar, JJ – ‘Wasted Love’, përmes një performance energjike. Konkursi zhvillohet nën masa të shtuara sigurie në Vjenë për shkak të demonstratave propalestineze, ndërsa disa shtete e bojkotojnë edicionin dhe nuk e transmetojnë atë.

Këngëtari shqiptar Alisi ka dhuruar një performancë drithëruese në finalen e Eurovision 2026, e mbushur plot emocion. Kallaçi performoi këngën “Nan”, ku edhe kësaj radhe pjesë e skenës ishte aktorja Rajmonda Bulku.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top