Sërish probleme në aksin Librazhd-Përrenjas, masivet e dheut përfundojnë në rrugë

Sërish probleme në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas. Si pasojë e motit të keq, me rrebeshe shiu, ka pasur shembje dheu, që kanë përfunduar në rrugë.

Siç raportohet në këtë aks është krijuar një varg i gjatë automjetesh. Qindra makina kanë ngelur të bllokuara nga të dyja anët e rrugës.

Kujtojmë se pak kohë më parë në vendin e quajtur te “Kthesa e Dragostunjës” pësoi shembje masive, duke bllokuar për disa ditë dhe paralizuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top