Berisha: Rama i plagosur rëndë politikisht/ Lubia, kryeministrja në hije

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, e nisi fjalimin e tij me një sulm ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen Balluku.

Ai tha se Balluku është kryeministrja në hije e qeverisë, që po tmerron deputetë dhe PS-në.

“Rama i damkosur sa asnjë lider tjetër në Europë. Kjo është arritje për forcat demokratike, për opozitën. Rama politikisht është i plagosur për vdekje. Kryengritja e jashtëzakonshme e opozitës me jehonën e saj ndërkombëtare, ka luajtur rol në mbrojtjen e dinjitetit shqiptar. Opozita përballet dhëmbë për dhëmbë me regjimin e Ramës.

Gjer tani nuk ka asnjë vendim konkret pas deklaratës së Ramës se çështja Balluku u mbyll! Ajo që po ndodh është Balluku si kryeministër në hije, vendimmarrëse kryesor në partinë e krimit. Balluku çdo ditë shkon në ministrinë dhe agjencitë që drejtonte më parë, për të vazhduar në drejtim të tyre dhe për të ndryshuar dokumente. Lubia është bërë tmerr për deputetët dhe drejtues të PS. Nuk guxojnë t’ia përmendim emrin. Ajo ka rivendosur, rikthyer Oltion Bistrin si organizator të karteleve dhe bandave kriminale. Rama deklaroi asokohe se çështja Balluku u mbyll, por jo për ne. Ne jemi në këmbë. Do të vazhdojmë kryengritjet paqësore, deri në largimin e Ramës.”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top