SHBA po punon për të ngritur akuza penale ndaj ish-presidentit të Kubës

Departamenti amerikan i Drejtësisë po punon për të siguruar ngritjen e akuzave penale ndaj ish-presidentit kuban Raul Castro, raporton CNN, duke cituar burime të njohura me çështjen. Hetimi është ende në fazë paraprake, ndërsa prokurorët federalë po shqyrtojnë disa pista të mundshme, përfshirë edhe rolin e tij të dyshuar në rrëzimin e dy avionëve të organizatës kubano-amerikane “Brothers to the Rescue” në vitin 1996.

Në incidentin e ndodhur më 24 shkurt 1996, avionët civilë u goditën nga avionë luftarakë kubanezë mbi hapësirën ajrore ndërkombëtare. Katër persona humbën jetën, mes tyre tre shtetas amerikanë. Sipas raportimeve, autoritetet amerikane po analizojnë prova dhe komunikime radiofonike të kohës, të cilat pretendohet se tregojnë se Castro, atëherë ministër i Mbrojtjes së Kubës, kishte urdhëruar sulmin, transmeton A2.

Nëse një juri federale miraton akuzat, padia mund të shpallet publikisht që javën e ardhshme. Nisma për ndjekjen penale është mbështetur nga disa ligjvënës kubano-amerikanë republikanë në SHBA, përfshirë kongresmenin Mario Diaz-Balart, të cilët i kanë kërkuar administratës amerikane të veprojë ndaj ish-udhëheqësit kuban.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës janë tepër të larta. Administrata amerikane ka akuzuar Havanën për lidhje me shtete armiqësore dhe për strehimin e aseteve të huaja ushtarake dhe të inteligjencës, akuza që Kuba i ka mohuar vazhdimisht.

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, zhvilloi këtë javë një vizitë në Havana për bisedime me zyrtarët kubanë. Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA është e gatshme të “ndihmojë” Kubën, duke lënë të kuptohet se kontaktet diplomatike mes dy vendeve mund të vazhdojnë në javët në vijim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top