Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë goditi verilindjen e Japonisë, pa shkaktuar paralajmërim për cunami, njoftoi Agjencia Meteorologjike Japoneze.
Lëkundja sizmike ndodhi në orën 20:22 sipas kohës lokale, me epiqendër në brigjet e Prefekturës Miyagi, në një thellësi prej rreth 46 kilometrash.
Sipas autoriteteve japoneze, tërmeti arriti intensitetin “5 i dobët” në Shkallën Sizmike Japoneze, e cila mat forcën e lëkundjeve në sipërfaqe dhe shkon deri në nivelin 7 në zonat më të prekura.
Ndërkohë, një intensitet prej 4 ballësh u regjistrua në Prefektura Iwate dhe në pjesë të tjera të Miyagit. Të dyja prefekturat ndodhen përgjatë bregdetit të Paqësorit të Japonisë, një zonë e njohur për aktivitet të lartë sizmik.
Deri më tani nuk raportohen viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për pasgoditje të mundshme.