Mafia shqiptare dhe ‘Ndrangheta’ luftë për kontrollin e një vendi të Amerikës Latine

Një drejtues i lartë policor në Ekuador ka paralajmëruar për praninë në rritje të mafieve të huaja të lidhura me trafikun e drogës, përfshirë mafien shqiptare dhe organizatën italiane ‘Ndrangheta, të cilat dyshohet se po veprojnë në aleancë me rrjete kriminale lokale.

Sipas kolonelit Renato González, këto struktura përdorin provincën El Oro si një pikë strategjike për trafikun ndërkombëtar të drogës, duke përfituar nga pozicioni i saj dhe dalja detare, si dhe nga mekanizmat e pastrimit të parave përmes kompanive dhe sistemit financiar.

Raporti lidh gjithashtu aktivitetin kriminal me organizata të tjera si karteli i Sinaloas dhe grupe të armatosura nga Kolumbia, të cilat lehtësojnë rrjedhën e drogës drejt Ekuadorit. Për më tepër, prania e mafies shqiptare është konfirmuar pas operacioneve të fundit policore.

Po ashtu shefi i policisë paralajmëroi për fragmentimin e bandave lokale si Los Lobos, gjë që ka intensifikuar dhunën, ndërsa vendi po përballet me një konflikt të brendshëm të armatosur dhe me kërcënime të reja si përdorimi i teknologjisë së avancuar në sulmet kriminale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top