“Biletën për finalen e keni falas, udhëtimi kushton 1000 euro”: plas te Arsenal

Arsenal është mbytur nga kritikat për vendimin që të dhurojë biletën për finalen e Champions League për të gjithë punonjësit e klubit, por që për të përfituar nga kjo ofertë “bujare” duhet të udhëtojnë drejt Budapestit me një charter të detyrueshëm që kushton 859 paund, rreth 1000 euro. Ndryshe nga londinezët, skuadra tjetër finaliste, PSG, u ka ofruar punonjësve paketën e plotë: biletë plus udhëtim.

Finalja e Champions 2026 do të luhet të shtunën më 30 maj në “Puskas Arena” të Budapestit. Një takim shumë i pritur nga tifozët e “Topçinjve” pas 20 vitesh pritjeje. Përveç mijëra tifozëve që do të ndjekin skuadrën në Hungari, në finale do të jenë të pranishëm edhe shumë pjesëtarë të klubit, por me një kosto jo të vogël për t’u përballuar vetë.

Oferta “bujare” e Arsenal vjen me një çmim jo të vogël
Arsenal ka ofruar një biletë falas (jo të transferueshme) për të gjithë stafin e klubit që nuk do të jetë në punë gjatë finales (sepse një pjesë duhet të punojë në transmetimin publik të ndeshjes në “Emirates Stadium”). Por për të shkuar në Budapest, kush pranon duhet detyrimisht të blejë paketën e organizuar nga një agjenci e jashtme, me çmimin 859 paund. Rreth një e treta e stafit ka pranuar, por shumë të tjerë e kanë pritur keq këtë vendim. Sidomos duke parë krahasimin me PSG-në: francezët u kanë dhuruar qindra punonjësve udhëtimin dhe biletën si “falënderim për sezonin”.

“Telegraph” zbulon se shumë pjesëtarë të stafit të Arsenal janë “të zemëruar dhe të zhgënjyer”, si edhe ndihen pak të vlerësuar, sidomos pas një sezoni historik. Në rrjetet sociale tifozët kanë qenë shumë të ashpër, duke përdorur terma si “patetike”, “e turpshme”, “e sikletshme”. Ka edhe nga ata që kujtojnë se Arsenal ka fituar rreth 140 milionë euro këtë sezon nga Champions League. Nga ana tjetër, klubi mbrohet duke përmendur filozofinë e tij të qëndrueshmërisë financiare, duke nënkuptuar ndryshimin me PSG-në, që mbështetet nga fondi sovran i Katarit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top