Marta Kos për herë të parë vizitë në Kosovë, takim me Albin Kurtin

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos sot do të jetë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Kos do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Konkretisht takimi me Haxhiun do të mbahet në ora 10:00.

“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kos do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë. Takimi do të mbahet në ora 10:45.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftim.

Vizita e së premtes në Kosovë do të jetë e para për komisioneren për zgjerim në BE, prejse ajo mori detyrën, në vitin 2024. Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve, ku presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top