Inter bëri dopietë me Kupën e Italisë, duke pasuruar kështu sezonin pas fitimit edhe të titullit kampion. Festa në dhomat e zhveshjes pas finales së fituar kundër Lazios ka qenë e shfrenuar dhe disa episode picante kanë dalë në rrjetet sociale të shpërndara nga vetë lojtarët zikaltër: momenti që po bën xhiron e internetit është kërcimi “sexy” i Niccolò Barella, i filmuar dhe postuar nga Hakan Calhanoglu.
Barella është lëshuar në euforinë e triumfit të trofeut të 10 të Kupës së Italisë dhe gjysmë i zhveshur ka provuar të ndjekë ritmet e muzikës orientale, duke bërë që shokët e skuadrës të argëtoheshin me lëvizjet e tij.
Inter ishte ai që fitoi Kupën e Italisë 2025/26, duke kompletuar një dopietë të rëndësishme pas triumfit për titullin e 21-të kampion në Serie A. Zikaltrit mposhtën Lazion 2-0 në “Olimpico” të Romës dhe fituan trofeun për herë të dhjetë në histori: vetëm Juventus ka bërë më mirë me 15 trofe. Ndërsa Cristian Chivu feston titullin e dytë në sezonin e tij të parë në stolin zikaltër.
@fotomac Nicolò Barella, Demet Akalın'ın şarkısıyla dans ediyor. 😂 #Nicolobarella #Inter