Ish-mesfushori i Fiorentinës, Lucas Torreira, përjetoi momente të mëdha frike kur u godit papritur me grusht në fytyrë nga një person jashtë një bari në një qendër tregtare në lagjen Beyoglu të Stambollit. Të martën, mesfushori i Galatasaray u sulmua në mes të ditës nga një i panjohur, i cili sipas rindërtimeve e kishte ndjekur prej kohësh dhe i kishte dërguar edhe kërcënime në rrjetet sociale përmes një profili anonim.
Sipas raportimit të gazetës Haberler, agresori i kishte zënë pritë dhe e goditi me një grusht në sy, duke i shkaktuar vetëm disa gërvishtje. Fatmirësisht situata nuk degjeneroi, pasi ndërhyri asistenti i futbollistit që largoi agresorin, i cili më pas iu denoncua forcave të rendit. Personi në fjalë prej kohësh përndiqte partneren e uruguaianit, e cila kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje ndaj tij.
Lucas Torreira'ya saldırmaya çalışan şahsın Torreira'nın yardımcısı tarafından yerde tekmelendiği görüldü. Olayın ardından şahıs hızla olay yerinden ayrılırken Torreira'da bir sıkıntı olmadığı görüldü. pic.twitter.com/BpSzDlxmWs
— Le Marca Sports (@lemarcaspors_) May 13, 2026
Torreira u godit me grusht nga një burrë
Nuk bëhet fjalë për një përplasje futbolli apo një debat: Torreira u sulmua papritur nga një i panjohur teksa ndodhej jashtë lokalit të qendrës tregtare. Sulmi thuhet se ishte planifikuar nga personi që prej kohësh në rrjetet sociale i shkruante kërcënime direkte lojtarit përmes një profili fals, i cili më pas u identifikua.
Ai e kishte ndjekur ish-lojtarin e Fiorentinës për një kohë të gjatë për ta goditur në momentin e duhur, duke trembur të gjithë të pranishmit. Agresioni u filmua nga disa persona aty pranë, të cilët regjistruan edhe reagimin e menjëhershëm të asistentit të Torreira-s pas goditjes.
Lucas Torreira'ya saldıran şahsın ifadesi. (Burak Doğan)
"Ben İ.B'ye platonik olarak duygu beslemekteydim. İ.B. şahıs benden rahatsız olduğu için daha önceden hakkımda uzaklaştırma kararı almıştı. Ben bu uzaklaştırma kararını hiç ihlal etmedim.
Ancak İ.B'nin Lucas Torreira ile… pic.twitter.com/lGUl16XsVb
— Le Marca Sports (@lemarcaspors_) May 13, 2026
Sipas mediave turke, agresori e sulmoi Torreira-n për arsye xhelozie: ai u kishte treguar hetuesve se ishte i dashuruar me partneren e futbollistit, e cila kishte qenë viktimë e përndjekjes së tij dhe kishte marrë urdhër mbrojtjeje. Por një foto e çiftit në rrjetet sociale e shtyu të planifikonte agresionin ndaj mesfushorit, i cili ishte kthyer në armikun e tij numër një. I pushtuar nga zemërimi, sapo e pa iu hodh sipër dhe tentoi të arratisej me taksi, por u ndalua nga policia.