Deklaratat e pazakontë Trump: SHBA shumë pranë një ilaçi që ndalon vdekjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të pazakontë gjatë një konference për media në Zyrën Ovale, duke pretenduar se SHBA është shumë pranë zhvillimit të një medikamenti që, sipas tij, mund të ndalojë vdekjen e njerëzve.

Trump u shpreh se ilaçi ndodhet në fazë testimi dhe se ka dhënë rezultate të para pozitive, duke përmendur raste të rikuperimit të pacientëve në gjendje kritike.

“E dimë se ky ilaç funksionon, sepse kemi marrë njerëz që kishin vdekur. Kishim një person të cilit i ishin bërë ritet e fundit… dhe më pas u përmirësua. Funksionon. Tek disa të tjerë nuk do të funksionojë, por po mësojmë shpejt”, tha ai.

Deklarata e tij ka ngjallur debat të gjerë dhe skepticizëm, pasi nuk janë publikuar të dhëna shkencore apo konfirmime zyrtare nga institucione mjekësore apo agjenci rregullatore që mbështesin këto pretendime.

Autoritetet shëndetësore amerikane nuk kanë dhënë deri tani asnjë njoftim që konfirmon ekzistencën e një trajtimi të tillë në fazat e përmendura nga Presidenti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top