Kuvendi/ PD kërkon dhe kryeministrin Rama, debat për raportin e DASH

Sot në orën 10:00, Kuvendi mblidhet për të shqyrtuar raportet e DASH-it dhe Komisionit Europian mbi klimën e investimeve dhe korrupsionin në Shqipëri. Ky debat, që prek standardet e integrimit, pritet të mbyllet me një projekt-rezolutë për anëtarësimin në BE.

Ndërkohë, rendi i ditës përfshin gjashtë interpelanca të kërkuara nga opozita për ministra të ndryshëm.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shpjegimeve të Kryeministrit lidhur me propozimin për anëtarësimin me të drejta jo të plota në Bashkimin Europian. Ky diskutim vjen pas kërkesës zyrtare të deputetit Tritan Shehu për sqarimin e qëndrimeve diplomatike të Shqipërisë.
Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.5.2026.

2. Njoftime.

3. Mocion me debat për problematikat e konstatuara nga raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri dhe gjetjet e progresraportit të Komisionit Evropian.

4. Projektrezolutë “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. 5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.

6. Interpelancë me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.

8. Interpelancë me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

9. Interpelancë me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

10. Interpelancë me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top