Pushimi i çështjes së Jonaid Myzyrit/ GJKKO cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së SPAK

Gjykata e Posaçme ka zhvilluar këtë të mërkurë procesin ndaj ish kreut të Komisionit të Prokurorimit Publik Jonaid Myzyri, për të cilin SPAK ka kërkuar pushimin e ccështjes për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Kërkesa për pushim është bërë nga prokuroria me argumentin se pasi u ezauruan të gjitha fazat e hetimit u konstatua se fakti ekziston, por nuk përbën vepër penale.

Prokurori Elvin Gokaj në parashtrimet përpara gjykatës tha se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk u provua që ka vepër penale nga Myzyri dhe të tjerët, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.

Avokatët mbrojtës thanë se anëtarët e KPP nuk bëjnë procedura tenderimi, por vetëm procedura ankimimi. Gjyqtari Paulin Çera pasi dëgjoi palët mori kohë për të shpallur vendimin, në datë 25 maj ora 10.30.

Myzyri u hetua për një përiudhe dy vjeccare nga organi i akuzës nën dyshimet se institucioni i drejtuar prej tij ka kryer shkelje në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 59 kilometra.

Bazuar në këto dyshime, struktura e posaccme në qershorin e vitit të kaluar mori të pandehur Myzyrin për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Tenderi në atë kohë u zhvillua nga ARRSH, procedurë në të cilën u konstatuan shkelje ligjore, të cilat u shpërfillën nga komisioni i prokurimit publik që drejtohej nga Myzyri.

Në keto dyshime shtriu hetimet prokuroria e Posaccme, e cila tha se KPP në kundërshtim me ligjin favorizoi bashkimin e kompanive “AEK MUNELLA” dhe “DRINI-1”, të cilat fituan tenderin 2.2 milionë euro me dokumente false. Në këtë proces pati ankesa nga operatorë të tjerë, si “KTHELLA”, i skualifikuar nga komisioni me arsyetimin se oferta me vlerë më të ulët që kishte paraqitur ishte anormale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top