Qytetarët e Durrës kanë dalë sërish duke protestuar ditën e sotme para Bashkisë së qytetit.
Sipas protestuesve, ata kërkojnë transparencë dhe shpjegime mbi projektin, i cili rrezikon banesat dhe pronat e tyre.
Me një kërkesë të firmosur nga 20 familje, ata janë drejtuar autoritetit vendor, duke nënvizuar se do të vazhdojnë të kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre. Para institucionit të bashkisë janë mbledhur dhjetëra banorë, të cilët kërkojnë gjithashtu bashkënbisedim me kryetaren e Bashkisë, Emirjana Sako.