Presidenti Trump: Venezuela, shteti i 51-të i SHBA-së

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump iu rikthye çështjes së Venezuelës dhe mundësisë që vendi i Amerikës Latine të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara. Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan publikoi një hartë në të cilën Venezuela është e mbuluar me flamurin amerikan. Fotoja sipër shkruan: “Shteti i 51-të i SHBA-së”. Një postim i dytë pasoi, në të cilin ai shkroi me shkronja kapitale “TË DUA”, shoqëruar nga një karikaturë e Trump.

Trump thuhet se po shqyrton seriozisht mundësinë e përfshirjes së Venezuelës në Shtetet e Bashkuara si shteti i 51-të, sipas asaj që pohoi gazetari i Fox News, John Roberts, të hënën pas një bisede telefonike që pati me presidentin amerikan. Siç raportoi Roberts, Trump i tha atij se po e mendon një veprim të tillë, duke shkaktuar një raund të ri reagimesh rreth qëllimeve të Uashingtonit për Venezuelën.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top