Biznesmeni dhe pronari i MCN TV, Endri Meksi, ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në Prokurorinë e Posaçme.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga godina e SPAK, Meksi deklaroi se është pyetur në lidhje me deklaratat e tij të fundit publike. “U pyeta për shumë gjëra për këto që kam deklaruar së fundmi”, tha ai.
Prej ditësh, Meksi ka denoncuar publikisht se ka marrë kërcënime me jetë, duke deklaruar se ndihet i rrezikuar. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se për këtë rast ka depozituar kallëzim edhe në polici.
Pak ditë më parë, një sasie lënde shpërthyese iu vendos një dyqani në pronësi të MCN, ngjarje që u denoncua në vazhdën e kërcënimeve ndaj biznesmenit.