SPAK i dërgon zyrtarisht shkresën KQZ-së: Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar

SPAK i ka dërguar zyrtarisht Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi njoftimin për vendimin gjyqësor të formës së prerë ndaj kryetarit të Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari.

Në shkresën zyrtare, SPAK konfirmon se Kreshnik Hajdari është shpallur fajtor për veprën penale “falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, sipas nenit 190/2 të Kodit Penal.

Sipas dokumentit të përcjellë nga prokurori i posaçëm Klodjan Braho, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur më 25 janar 2024 dënimin me 9 muaj burg për Hajdarin. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi është reduktuar në 6 muaj burg, i pezulluar dhe i konvertuar në shërbim prove.

SPAK sqaron gjithashtu se vendimi ka marrë formë të prerë më 5 korrik 2024, çka e vendos mandatin e tij në kushtet e shqyrtimit ligjor nga institucionet përkatëse.

Ky zhvillim vjen pas denoncimeve të përsëritura të ish-kandidatit për bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi, i cili ka pretenduar se Hajdari nuk ka deklaruar një dënim të mëparshëm në Greqi dhe ka ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e mandatit të tij.

Pas njoftimit të SPAK, pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shqyrtojë rastin dhe të vendosë mbi vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top