Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato me rastin e Ditës së Evropës i bëri thirrje politikës shqiptare që të vijojë reformat në funksion të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Duke mbështetur Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim, Evropa po investon në këtë rrugë. Procesi i integrimit fillon dhe mbaron me garantimin e të drejtave themelore: luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës, që është me rëndësi për vendin dhe rajonin”, u shpreh ai.
Sipas Gonzatos, “nuk ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit, as shmangie të kritereve”, duke theksuar se vendi duhet të fokusohet në përmbushjen e standardeve të kërkuara nga BE.