Rihanna ka reaguar në mënyrë indirekte ndaj thashethemeve se mes saj dhe partnerit A$AP Rocky kishte tension gjatë mbrëmjes së famshme “Met Gala 2026”.
Këngëtarja 38-vjeçare publikoi në rrjetet sociale një video “behind the scenes” nga nata glamuroze, ku ajo dhe reperi shfaqen duke qeshur, festuar dhe kaluar momente të afërta së bashku. Postimi erdhi pasi në internet qarkulloi një video ku çifti dukej i ftohtë dhe i tensionuar gjatë kthimit me makinë pas eventit.
Në videon e publikuar nga Rihanna, artistja shihet duke u përgatitur për tapetin e kuq, ndërsa në disa momente shfaqet edhe A$AP Rocky duke ngritur një dolli dhe duke kaluar çaste të qeta me partneren e tij.
Sipas TMZ, momenti që u interpretua si debat ishte thjesht rezultat i lodhjes pas një dite të gjatë aktivitetesh në “Met Gala”, duke mohuar çdo problem mes çiftit.
Në rrjetet sociale, fansat spekuluan se tensioni mund të kishte lidhje me një bisedë mes A$AP Rocky dhe stilistes italiane Giovanna Battaglia Engelbert, ndërsa Rihanna po jepte një intervistë aty pranë. Megjithatë, burime pranë çiftit thanë se nuk kishte asgjë romantike apo problematike në atë situatë dhe se të gjithë njiheshin prej kohësh.
Edhe videografi që filmoi momentin reagoi publikisht, duke theksuar se Rihanna dhe A$AP Rocky janë “shumë të dashuruar” dhe se këngëtarja nuk ishte aspak e mërzitur.
Çifti mbërriti me vonesë në “Met Gala 2026”, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tyre ekstravagante. Rihanna u shfaq me një fustan Maison Margiela, ndërsa A$AP Rocky veshi një xhaketë rozë Chanel, të cilin ia dedikoi vajzës së tyre të vogël, Rocki.
Kujtojmë se Rihanna dhe A$AP Rocky janë bashkë prej gjashtë vitesh dhe kanë tre fëmijë së bashku.