Billie Eilish dhe partneri i saj, Nat Wolff, kanë bërë debutimin e tyre të parë zyrtar në tapetin e kuq si çift.
Dyshja u shfaqën së bashku të mërkurën në premierën e filmit koncertor të këngëtares, Billie Eilish – Hit Me Hard and Soft: The Tour (Live in 3D). Për eventin, Billie zgjodhi një stil të veçantë me një bluzë jeshile Ralph Lauren të kombinuar me këmishë të bardhë, fund të zi dhe taka të bardha, ndërsa Wolff u shfaq me kostum.
Çifti pozoi me familjen e Billie-t, përfshirë prindërit e saj, Maggie Baird dhe Patrick O’Connell, si edhe vëllain Finneas O’Connell dhe partneren e tij, Claudia Sulewski.

Romanca mes Billie dhe Nat u konfirmua verën e kaluar, kur ata u fotografuan duke u puthur në një ballkon në Venice. Dyshja kishin nxitur thashethemet për lidhjen që në mars 2025, pasi u panë shpesh bashkë në evente dhe dalje publike.
Më herët, Nat kishte folur me superlativa për këngëtaren në një intervistë për Vogue, duke thënë se Billie është “nga ata njerëz që pothuajse çdo gjë e bëjnë më mirë se të gjithë të tjerët.”