PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Të diskutohet raporti i PE-së për Shqipërinë

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën e sotme në Kuvend, duke theksuar se në fokus të diskutimeve duhet të jetë raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

“Në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në mbështetje të nenit 31, pika 2, të Rregullores së Kuvendit, kërkoj ndryshimin e rendit të ditës të seancës plenare të datës 07.05.2026, ora 10:00, duke shtuar si pikë të parë: “Diskutime mbi raportin për Shqipërinë për vitin 2025, të miratuar në datën 05.05.2026 nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian”., thuhet në shkresën e firmosur nga Gazment Bardhi drejtuar Niko Peleshit.

Në raport, PE ngre disa shqetësime, pavarësisht vlerësimit pozitiv për avancimin e negociatave me BE-në. Raporti thekson se vendi vijon të përballet me polarizim të fortë politik, probleme në procesin zgjedhor, përfshirë akuza për blerje votash dhe presion ndaj votuesve, si edhe me moszbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Sipas raportit korrupsioni mbetet shqetësim serioz në vendin tonë ndërkohë që kërkon forcim të hetimeve dhe dënimeve, sidomos në nivele të larta. Në raport shprehet shqetësim edhe mbi keqpërdorimin e burimevë të administratës dhe polarizimi politik e diskursin përplasës që dëmton funksionimin e institucioneve demokratike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top