Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në zonën e Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Saukut në Tiranë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë për të menaxhuar situatën dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa përplasja ka shkaktuar ngadalësim të qarkullimit në këtë segment rrugor.