Trump troç: Irani ose do të pranojë ujdinë ose i bombardojmë drejt e në Ferr

Sipas fjalëve të presidentit amerikan Donald Trump dhe raporteve si asnjëherë më parë s’ishin më afër një ujdie por prap ka skepticizëm por bëhet e qartë se po afrohet fundi.

Presidenti amerikan Trump i tregoi rrjetit PBS detaje të ujdisë që mbetet ende kusht programi bërthamor “se urianiumi i pasuruar do t’ia transferojnë SHBA’së si pjesë e marrëveshjes…Nëse s’ka pajtim, ne do ti bombardojmë drejt e në Ferr” tha ai e shtoi se kishte besim se po i afrohen marrëveshjes me Iranin por e theksoi se kështu mendonte edhe më parë dhe presin ta shohin.

Ai shtoi se ka pak gjasa që të dërgojë dy emisarët e tij Witkoff dhe Kushner në Pakistan për ujdinë duke treguar skepticizmin edhe njëherë.

Irani tashmë ka njoftuar se kanë pranuar propozimin e SHBA’së nga Pakistani dhe po e shqyrtojnë siç njoftoi ministria e punëve të jashtme të Iranit.

Sipas raportit Trump synon ta përfundojë luftën me Iranin para se të udhëtojë në Kinë për samitin me liderin komunist Xi Jinping. Takimi mes dy liderëve pritet të mbahet me 15-16 maj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top