Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar, Dion Gallapeni. Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka tërhequr vëmendjen e shumë skautëve të skuadrave europiane.
Gazetari Aldo Cantafio raporton se Atalanta e ka seriozisht për 21-vjeçarin.
Gallapeni tani është te skuadra e Wisla Plock, si i huazuar nga Widzew Lodz.
Vlera e tij momentale sipas “Transfermarkt” është 2.5 milionë euro.