Tronditet Turqia/ Sulmohet me armë në zyrë vëllai i ish-ministrit të Jashtëm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku vëllai i ish-Ministrit të Jashtëm Mevlut Cavusoglu, i është bërë një atentat. Aydin Cavusoglu u qëllua në zyrën e tij në rrethana që mbeten ende të paqarta.

Nga sulmi Aydin Cavusoglu u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike në njësinë e kujdesit intensiv.

Rasti merr një rëndësi edhe më të madhe politike për shkak të lidhjes së viktimës me Mevlut Çavusoglun, i cili ka shërbyer si kreu i diplomacisë turke për vite me radhë. Sipas të njëjtave informacione, ish-ministri ndodhej jashtë vendit në kohën e sulmit dhe u informua menjëherë, ndërsa kthimi i tij në Turqi konsiderohet i menjëhershëm. Mediat turke, përfshirë gazetën Sözcü, raportojnë se plagosja është shkaktuar nga një armë zjarri brenda vendit të punës së viktimës, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për të identifikuar autorin dhe për të sqaruar motivet.

Deri më tani, nuk është njoftuar asnjë skenar zyrtar, ndërsa të gjitha mundësitë mbeten të hapura. Hetimi është duke vazhduar dhe njoftime të mëtejshme nga autoritetet turke priten në orët në vijim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top