U paraqit në GJKKO për gjyqin e Laert Haxhiut, shtyhet dëshmia e “Noizy-t”

Është shtyrë në datën 13 maj, seanca gjyqësore në GJKKO, ku Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, do dëshmonte lidhur me procesin ndaj grupit të Laert Haxhiut.

Në kete proces, do të dëshmojë edhe i ati i Noizyt, Bashkim Rajku. Mësohet se shkak për shtyrjen u bë mungesa e dy avokatëve.

Rreth 100 gr tritol shpërtheu në biznesin e Noizyt në qershor të vitit 2022. Dëmet materiale në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë e të dytë të një pallati pranë zonës bregdetare të Durrësit ishin të mëdha. Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës.

SPAK dhe rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani zbuluan se tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut si kundërpergjigje për dhunimin e shokut të tij, Kleviol Ahmeti i njohur si CLLEVIO , nga Noizy dhe shokët e tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top