Me lot e sy të nxirë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar emocionale

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar emocionale, duke qarë dhe me sy të nxirë.

Videoja në fakt i përket janarit të 2025-tës, në kohën kur Bebe kishte probleme me ish-shtëpinë diskografike.

Tani që ajo është bërë artiste e pavarur dhe albumi “ Dirty Blonde” po korrë sukses të madh, Bebe thotë se nuk e kishte aspak të lehtë të arrinte këtu ku është.

“Së pari dua t’u them fansave se kjo nuk është thjesht fitorja ime. Kjo është fitorja jonë.

Kjo do të thotë më shumë për mua se çdo vlerësim tjetër që kam marrë ndonjëherë, sepse po e bëj këtë sipas kushteve të mia. Të bëhesha e pavarur ishte aq e frikshme, sinqerisht mendova se kishte mbaruar për mua. E di që kjo tingëllon dramatike, por 7 vitet e fundit ishin një betejë dhe unë vuaja në heshtje.

Por tani jam e lirë dhe jam e rrethuar nga njerëz që festojnë dhe më ngrenë moralin. Faleminderit…” ka shkruar ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top