Arsenal rikthehet në finalen e Champions League pas 20 vitesh: mjaftoi një fitore 1-0 e firmosur nga Saka në gjysmëfinalen e kthimit kundër Atletico Madrid për të arritur objektivin e madh dhe për të siguruar biletën për në Budapest. Por fundi i ndeshjes u shënua nga tensione të mëdha dhe zemërimi i Diego Simeone, i acaruar nga humbjet e vazhdueshme të kohës nga anglezët që në minutat shtesë luajtën shumë pak.
Trajneri argjentinas ishte protagonist i një përballjeje të ashpër me Andrea Berta, drejtor sportiv i Arsenal që vetëm pak muaj më parë ishte në Madrid: të dy njihen shumë mirë dhe kanë punuar bashkë për disa vite, por mbrëmë drejtuesi italian u vu në shënjestër nga trajneri, i cili për pak sa nuk shkaktoi një sherr.
— Gunnertalks (@Goonertalks2) May 5, 2026
Simeone i tërbuar në fund
Nën drejtimin e teknikut Arteta, Gunners kanë mësuar të luajnë edhe me nervat e kundërshtarëve për të përfituar avantazh, siç bënë ndaj spanjollëve në minutat e fundit të gjysmëfinales: një gol i pësuar do t’i çonte në shtesë dhe për këtë arsye bënë maksimumin për të marrë fitoren. Topa të zhdukur, vonesa loje dhe gjeste të ngjashme që e nxorën Simeone jashtë kontrollit, deri në atë pikë sa u përplas me të vetmin person që njihte në pankinën kundërshtare.
DS Berta mori “vendin” e spanjollit Arteta dhe i kërkoi arbitrit të mbyllte ndeshjen pa shtuar kohën shtesë, duke prekur vazhdimisht orën në dorë dhe duke tundur krahët. Një gjest i parë shpesh, por që irritoi trajnerin kundërshtar, i cili iu drejtua dhe e shtyu. Të dy ishin pranë përplasjes fizike dhe sherri u shmang vetëm nga ndërhyrja e stafeve respektive që i mbajtën larg, duke evituar përshkallëzimin e situatës.
🚨 WOW – major row between Andrea Berta and his old boss Diego Simeone! 😡😬 pic.twitter.com/RyuPGsMBwW
— CaughtOffside (@caughtoffside) May 6, 2026
Berta, e kaluara te Atletico
Përplasja e shmangur merr një kuptim tjetër nëse mendohet për marrëdhënien e miqësisë që lidh dy protagonistët. Berta ka qenë drejtor sportiv i Atletico Madrid për 12 vitet e fundit, duke u bërë një mbështetje e madhe për Simeone edhe përtej punës, para se të kalonte te Arsenal. Drejtuesi italian mbërriti në Madrid në vitin 2013, u bë DS katër vite më vonë dhe përjetoi emocionet më të mëdha të rrugëtimit të “colchoneros” me trajnerin argjentinas. Ka fituar gjithçka përkrah trajnerit dhe me të ka përjetuar edhe zhgënjimin e dy finaleve të Champions League të humbura ndaj Real Madrid në 2014 dhe 2016, plagë që për Simeone janë rihapur pas eliminimit një hap larg finales.