Alimehmeti thirrje nga Astiri për protestën e 8 majit: Të kundërshtojmë me guxim këtë regjim

Anëtari i Këshillit Kombëtar, njëkohësishte drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e organizuar nga Partia Demokratike me kryetarin Sali Berisha në zonën e Astirit, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën kombëtare të 8 majit.

Në fjalën e tij, Alimehmeti e cilësoi situatën politike në vend si të papranueshme, duke theksuar se disa zhvillime do të kishin qenë të paimagjinueshme disa vite më parë.

Alimehmeti u ndal edhe te problematikat urbane në zonën e Astirit, duke përmendur mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe shërbime bazë si shkolla dhe kopshte, pavarësisht premtimeve të bëra ndër vite.

Fjala e Ilir Alimehmetit:

Mirëmbrëma, mirëmbrëma demokratë! Mirëmbrëma qëndrestarë!

“Sali kolltuku, je tmerruar”, Salianji shpërthen ndaj Berishës: Ke marrë ndonjë “llokmë” nga Ermal Beqiri…
Zoti Sadikaj, zoti Balliu, zonja Garo, i nderuar profesor doktor Sali Berisha.

Ne jemi këtu vetëm pak ditë përpara protestës kombëtare të datës 8 maj. Jemi në një situatë, në fakt, deri disa vite më parë të paimagjinueshme.

S’mund të imagjinonim dot që të dilte një parlament dhe mbronte imunitetin diplomatik të ish-zëvendëskryeministres Balluku, me vota të plota, ndërkohë që ishte faktuar vjedhëse e 50 milionë eurove, të paktën, të paktën në njërën aferë, duke hedhur poshtë kështu edhe fasadën që kishin ngritur për drejtësinë apo për integrimin europian.

Kujtoj unë që këto kancelari folën qartë duke thënë që imuniteti diplomatik shërben për proceset demokratike, nuk shërben për të mbrojtur nga drejtësia funksionarë të lartë. Situatë e paimagjinueshme, kur neve flasim sot në Astir, ku ishte mundësia të prodhohej një komunitet dhe një ndërtim ashtu siç duhej, sepse këtu ishte bosh dhe ishte mundësia të projektohej siç duhet, me rrugë siç duhet, me pronë siç duhet, me shkolla, me kopshte siç duhet.

E paimagjinueshme që ka mbi 10 vjet që këtu premtohet shkollë, e shkollë nuk ka.

E paimagjinueshme që Erjon Veliaj arrestohej kur live dilte në përurim të një kopshti në Yzberisht, apo jo? Se duhet t’i kujtojmë këto gjëra. Këto janë të paimagjinueshme që na ndodhin neve përditë.

Nuk, deri para pak viteve më parë nuk kishim të marrë vetë dot fare këto parasysh. E këto gjëra neve duhet t’i kundërshtojmë me forcë.

Duhet t’i kundërshtojmë me guxim, duhet t’i kundërshtojmë me qëndresë, e për këtë ju bëj thirrje datë 8 maj, të gjithë ju, çdo guximtar, çdo qëndrestar, në shesh kundër këtij lloj regjimi.

Se e ardhmja i përket guximtarëve, i përket qëndrestarëve. Ju jeni guximtarët, ju jeni qëndrestarët dhe ju nesër do jeni fitimtarët.

Faleminderit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top