Igli Tare: “Lotito flinte gjatë negociatave, pastaj papritur zgjohej: një milion jo”

Që nga viti 2008, kur vari këpucët në gozhdë, Igli Tare është futur në drejtimin e Lazios duke u bërë një nga njerëzit më të besuar të presidentit Claudio Lotito. Ai qëndroi te bardhekaltrit deri në vitin 2023 duke mbyllur një aventurë 18-vjeçare dhe duke kthyer faqe vetëm në 2025 me Milanin. Ish-futbollisti shqiptar ka kaluar një jetë në Romë dhe ka mësuar të gjitha sekretet e merkatos, i shoqëruar nga një nga presidentët më karakteristikë të futbollit italian.

Tare e anekdota për presidentin Lotito
Gjatë një interviste për DAZN, Tare ka treguar historinë e tij si drejtues, të ndërtuar menjëherë pas përfundimit të karrierës si lojtar te Lazio. Për presidentit Lotito nuk mungojnë historitë, por një në veçanti ka bërë të qeshin: ndonjëherë presidenti mbyll sytë për të pushuar dhe kjo ka ndodhur edhe gjatë negociatave të merkatos.

Në disa raste presidenti bardhekaltër është parë duke dremitur në tribunë gjatë një ndeshjeje apo gjatë seancave të Senatit. Është një veçori që e shoqëron gjithmonë dhe Tare ka zbuluar se flinte edhe gjatë negociatave: “Gjatë negociatave e dija momentin kur ai në një pikë do të flinte përpara njerëzve. Ndërsa ata flisnin, ai binte dhe flinte në atë moment. Në një pikë ata ndalonin dhe unë thosha të vazhdonin të flisnin”.

Momenti kur Lotito zgjohej
Biseduesit mbeteshin të habitur, por Tare vazhdonte t’i dëgjonte duke bërë sikur asgjë nuk ndodhte. Por kishte një moment kur Lotito zgjohej menjëherë: “Sapo bëhej fjalë për shifrat dhe personi që bënte negociatën kërkonte, për shembull, një milion euro, ai ngrihej: ‘Një milion? Jo’. Ishte një person që e kishte mendjen kudo dhe më pas në mënyrën e tij arrinte gjithmonë t’i mbyllte gjërat. Është një personazh që ka diçka më shumë në të kuptuarit e aftësive të njerëzve”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top