Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan një sulm me dronë të lëshuar nga Irani drejt territorit të tyre, duke shkaktuar alarm në Dubai.
Sipas njoftimit zyrtar, katër dronë janë nisur në drejtim të vendit. Tre prej tyre janë rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa një tjetër ka rënë në det pa shkaktuar dëme.
Gjatë incidentit, sirenat e alarmit kanë rënë tre herë në Dubai, duke ngritur nivelin e gatishmërisë së sigurisë.
Autoritetet konfirmojnë se nuk ka pasur viktima apo dëme materiale, ndërsa situata është vënë nën kontroll.