Berisha: Dëshmia e Irenës me 5 mbiemra nuk ka firmën e hetuesve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hëne në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës detyrim paraqitje në kuadër të dosjes “Partizani”
Pasi ka dalë na godina ai ka lexuar mesazhin që ka lënë në dokumentin e prokurorisë së Posaçme.

“Irena me 5 mbiemra, Altin Troplini i hapi dosjen hetimore, për ta mbrojtur. E paditur,i hapi dosjen pa emër dhe Irena thirret për dëshmitare. Pra, keni parë ju, dosje penale pa të akuzuar, mbajeni mend këtë, dosje penale pa të akuzuar. Kjo është forma më e poshtër e njerëzve të antiligjit. Shikoni tani, shikoni pak këtu. A mund të imagjinoni ju që dëshmia e Irenës në dy faqe e gjysëm, ka vetëm firmën e Irenës dhe administrohet në dosje gjyqësore pa firmën e hetuesit. Ja ku e keni! Ky është hetimi që ka bërë Altin Troplini për Irena Dumanin. Tani, që një procesverbal, një dëshmi, do u përgjigjet pyetjeve ai që është thirrur, pa diskutim. Por që hetuesit, Toni Gramo dhe Elton Kërluku, nuk e kanë firmosur. Është për Guiness, miq. Dosje gjyqësore e dërguar në gjykatë. Pse nuk e kanë firmosur? Nuk kanë dashur të firmosin mashtrimet e Irenës me 5 mbiemra,” tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top