Dy turistë humbin jetën dhe një britanik në gjendje të rëndë në Afrikën e Jugut

Një turist britanik po trajtohet në gjendje të rëndë në një spital në Afrikën e Jugut, pas dyshimeve për infektim me hantavirus, ndërsa dy persona të tjerë kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme, sipas autoriteteve shëndetësore.

Departamenti i Shëndetësisë së Afrikës së Jugut bëri të ditur se po hetohet mundësia e një shpërthimi të sëmundjes, ndërsa pacienti britanik po merr trajtim intensiv.

Sipas të dhënave paraprake, viktima e parë ishte një burrë 70-vjeçar, i cili u sëmur papritur gjatë një udhëtimi midis Ushuaias dhe ishullit të Shën Helenës. Ai shfaqi simptoma si ethe, dhimbje koke, dhimbje barku dhe diarre dhe ndërroi jetë pas mbërritjes në Shën Helena.

Viktima e dytë ishte bashkëshortja e tij, një grua 69-vjeçare me shtetësi holandeze. Ajo u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar O.R. Tambo në Afrikën e Jugut, teksa po përgatitej të udhëtonte drejt Holandës, dhe më pas vdiq në një qendër shëndetësore pranë Kempton Park.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjeve dhe nëse bëhet fjalë për një infeksion të përhapur me hantavirus.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top