Plani i Iranit, Trump: S’mund t’a imagjinoj të jetë i pranueshëm, s’kanë paguar mjaftueshëm çfarë i kanë bërë njerëzimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se e ka pranuar planin e Iranit dhe se do t’a shqyrtojë atë, por sipas tij, s’beson të jetë i pranueshëm pasi ata ende nuk kanë paguar një çmim mjaftueshëm të madh për atë që i kanë bërë njerëzimit dhe botës gjatë 47 viteve të fundit, transmeton Gazeta Metro.

“Së shpejti do ta shqyrtoj planin që Irani sapo na ka dërguar, por nuk mund ta imagjinoj që do të jetë i pranueshëm, pasi ata ende nuk kanë paguar një çmim mjaftueshëm të madh për atë që i kanë bërë njerëzimit dhe botës gjatë 47 viteve të fundit. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje!”, tha ai në X.

Sipas Tasnim News Agency, kërkesat e Iranit mbeten këto: përfundimi i bllokadës detare, garanci kundër veprimeve ushtarake, largimi i forcave amerikane nga periferia e tij, lirimi i aseteve të ngrira, reparacione, heqje e plotë e sanksioneve dhe ndalimi i luftimeve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, si dhe një mekanizëm i ri për Ngushticën e Hormuzit.

Irani gjithashtu pretendon se SHBA-ja ka propozuar një armëpushim 2-mujor, por këmbëngul që gjithçka të zgjidhet brenda 30 ditëve, duke synuar përfundimin e plotë të luftës dhe jo zgjatjen e një armëpushimi të përkohshëm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top