Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët lidhur me situatën në veri të Kosovës, u shpreh se shqetësimi i tij lidhet me tkurrjen dramatike të këtij shteti në sytë e ndërkombëtarëve.
Rama tha se Kosova nuk kërcënohet nga Serbia, pasi kjo e fundit e ka humbur përfundimisht në 1999, dhe se tashmë nuk ka mundësinë as t’i prekë “një fije floku”.
E keni konsultuar dokumentin me Kurtin, dhe a mendoni se rrezikon varetë të shpallet non-grata nga SHBA?
Nuk e kam konsultuar. Nuk hyj fare në këto sepse edhe nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë nëse janë apo jo të vërteta, sa kohë nuk janë deklarata publike, por janë dokumente që qarkullojnë, të pakonfirmuara por as të mohuara. Por, nuk është fati i Kurtit sot në lojë, por i republikës së Kosovës.