Përfshihet nga flakët një apartament në kompleksin ‘Kika 1’ në ‘Komunën e Parisit’

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, konkretisht në kompleksin Kika 1.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për të vënë flakët nën kontroll.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që zjarri përfshin pallatet e kompleksit Kika.

Më 23 janar të vitit 2025 u përfshi nga flakët një apartament në katin e tetë ndërsa 2 ditë më vonë flakët përfshinë garazhin e parkimit të automjeteve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top