Shpërthimi në dyqanin ‘MCN Get Connected’ në pronësi të Endri Meksit, policia: Ka vetëm dëme materiale

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse në dyqanin për shërbim interneti ‘MCN Get Connected’ në pronësi të Endri Meksit.

Sipas policisë si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për shërbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit”, thotë policia.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top