Goditja e digës Nova Kakhova/ 42 mijë njerëz në rrezik nga përmbytjet

Shkatërrimi i një dige masive në Ukrainë ka shkaktuar dëme në komunitetet që jetonin afër digës në lumin Dnipro. Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Ushtria ukrainase ka përdorur drone për t’u hedhur shishe disa banorëve. Zyrtarët thonë se afro 42 mijë njerëz janë në rrezik.

Ukraina akuzon forcat ruse se hodhën në erë digën e një hidrocentrali në një pjesë të Ukrainës jugore që kontrollohet nga Rusia. Ndërkaq, zyrtarët rusë thanë se diga Kakhovka u dëmtua nga sulmet ushtarake ukrainase në zonën e kontestuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top