Një operacion antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Elbasan, në kuadër të goditjes së grupeve të dyshuara kriminale, ku janë lëshuar gjithsej 26 masa sigurie.
Sipas të dhënave paraprake, deri në këto momente janë arrestuar 10 persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Një pjesë e të dyshuarve, konkretisht 8 persona, janë arrestuar më herët në kuadër të të njëjtit hetim.
Paralelisht, janë ekzekutuar 20 urdhërkontrolle banesash, gjatë të cilave është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, si dhe pajisje celulare që pritet të shërbejnë si prova në vijim të hetimeve.