Një aksident tragjik ka ndodhur të premten në Meksikë, ku si pasojë 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ndodhi, pasi një autobus turistik doli nga rruga dhe u përmbys në shtetin perëndimor meksikan Nayarit.
Autoritetet lokale thanë se autobusi, që transportonte turistë nga shteti i Jaliscos, doli nga rruga dhe u përmbys pranë qytetit Amatlan de Cañas, ndërkohë shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë. Gjashtë pasagjerë u nxorën të vdekur, ndërsa pesë të plagosur vdiqën në spital.