Ish-sulmuesi i Juventusit e sheh Zhegrovën pjesë të projektit: Ka personalitet

E ardhmja e Zhegrovës te Juventusi është vënë në pikëpyetje. Sulmuesi shqiptar i ka pasur minutat me pikatore këtë sezon dhe është përfolur për një largim të mundshëm në verë. Por ish-sulmuesi i Juventusit, Fabricio Ravaneli, ka thënë në një intervistë për “La Gazzeta Dello Sport” se do t’i besonte Edon Zhegrovës.

Sipas tij, lojtari nga Kosova duhet të jetë pjesë e projektit të bardhezinjve.

“Zhegrova ka shumë më tepër personalitet sesa Davidi dhe Openda, të cilët gjithmonë më dhanë përshtypjen se nuk donin të merrnin kaq shumë përgjegjësi. Do të kisha besim te Zhegrova. Do të doja ta shihja atë në një Juve pozitiv, me një mentalitet fituesi.

Kenani (Jëlldizi) është një fenomen. Duhet të fillojmë me të, por edhe me Konseiçaon, Zhegrovën dhe Bogën. Jëlldizi është numri 10 i Juves, një kampion”, është shprehur Fabricio Ravaneli.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top