PD nis reformën statutore, miratohet kalendari i ndryshimeve

Në një mbledhje të zhvilluar këtë të premte, Grupi i Punës për ndryshimet në Statutin e Partia Demokratike e Shqipërisë ka miratuar metodologjinë e punës si dhe kalendarin e detajuar për procesin e rishikimit të dokumentit themeltar të partisë.

Sipas vendimit të marrë, procesi do të shtrihet përgjatë muajit maj dhe do të përfshijë disa faza, duke nisur nga mbledhja e propozimeve e deri te miratimi final në Kuvendin Kombëtar.

Kalendar i punës:

1 Maj – 10 Maj 2026: Të gjithë anëtarët e partisë, përfshirë strukturat drejtuese si Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe Grupi Parlamentar, do të kenë mundësi të paraqesin propozime për ndryshime apo përmirësime në statut. Edhe anëtarët e Grupit të Punës duhet të dorëzojnë sugjerimet e tyre me shkrim.

11 Maj – 14 Maj 2026: Do të bëhet shqyrtimi i të gjitha propozimeve të depozituara brenda afatit.

15 Maj – 20 Maj 2026: Hartimi i draftit përfundimtar me ndryshimet e propozuara. Dokumenti do t’i dorëzohet Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm për ndjekjen e procedurave të mëtejshme.

Brenda 25 Maj 2026: Drafti do të shqyrtohet dhe miratohet nga strukturat drejtuese, përpara se tkalojë për votim në Kuvendin Kombëtar.

30 Maj 2026: Parashikohet shqyrtimi dhe miratimi përfundimtar nga Kuvendi Kombëtar i partisë.

Sipas njoftimit zyrtar, deri në momentin e shqyrtimit nga organet drejtuese, i gjithë procesi i punës së Grupit mbetet konfidencial dhe mbledhjet zhvillohen me dyer të mbyllura.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top