Haaland akuzohet në Norvegji për reklamën e ndaluar: “Është e rëndë që nuk e kupton”

Erling Haaland ka përfunduar në qendër të polemikave në Norvegji për shkak të një reklame që në vendin e tij është rreptësisht e ndaluar me ligj. Sulmuesi i Manchester City, simbol i futbollit norvegjez dhe i kombëtares që po përgatitet për Botërorin 2026, është kritikuar ashpër pasi është bërë fytyra e një spoti për birrë. Në Norvegji ekziston një ndalim i rreptë për reklamimin e pijeve alkoolike, përfshirë birrën. Ndalohet çdo formë promovimi, duke përfshirë billboard-et, reklamat online dhe sponsorizimet e eventeve. Kufizimet janë shumë të forta, duke ndaluar edhe promovimin e pijeve joalkoolike nëse marka është e njëjtë me një produkt alkoolik.

Haaland ka marrë pjesë në një fushatë reklamuese për Budweiser, së bashku me ish-trajnerin e Liverpool, Jürgen Klopp. 25-vjeçari ka qenë protagonist i spotit edhe me babain e tij Alfie. Budweiser është një nga sponsorët e finales. Në Norvegji reagimet kanë qenë të forta, me Hanne Cecilie Widnes, përgjegjëse e organizatës IOGT për parandalimin e drogës, që ka deklaruar: “Është e rëndë që Haaland nuk e kupton sa e dëmshme është kjo për fëmijët dhe të rinjtë”.

Reagimet e forta

Haaland pritet të jetë fytyra e Norvegjisë në Botëror, simbol i rilindjes së sportit norvegjez. “Do të doja që Federata norvegjeze e futbollit të ndërhynte – ka shtuar Widnes –. Ai është një hero për të rinjtë në shumë vende. Është një situatë e vështirë dhe shumë e trishtë”. Edhe Inger Lisa Hansen, nga organizata Actis për parandalimin e dëmeve nga alkooli, e ka kritikuar sulmuesin, duke e quajtur “cinike” zgjedhjen e tij për të marrë pjesë në këtë reklamë. “Më duket e çuditshme që një person kaq i kujdesshëm për shëndetin, si Haaland, të pranojë të jetë testimonial i një marke alkoolike”.

Ndaj sulmuesit të Manchester City po bien kritika të shumta, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë ai: “Nuk bëhet fjalë për t’u ndaluar njerëzve të pinë birrë gjatë një ndeshjeje, por për faktin që heroi ynë sportiv po kontribuon në promovimin e një produkti të dëmshëm.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top