Marrëveshja Shqipëri-Kosovë, hiqet kontrolli kufitar për sezonin turistik

Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës do të mund të lëvizin pa kontrolle kufitare nga 1 maji deri më 30 shtator, në zbatim të marrëveshjes së arritur mes dy qeverive në pranverën e vitit 2024, e cila ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte.

Lehtësimi parashikon kalimin e kufirit pa pasaportë apo kartë identiteti gjatë sezonit veror, ndërsa e njëjta skemë zbatohet edhe në periudhën 1 nëntor – 28 shkurt. Në total, qytetarët përfitojnë lëvizje të lirë për nëntë muaj të vitit, të ndarë në dy sezone.

Hyrja në fuqi e marrëveshjes është reflektuar në terren, ku në pikën kufitare të Morinit është shënuar fluks i lartë lëvizjesh. Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë qytetarë nga Kosova, të cilët i janë drejtuar qyteteve shqiptare për fundjavë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top