Mbytet varka me emigrantë që ishte nisur për në Greqi, 17 persona humbin jetën

Një tjetër tragjedi është shënuar në Mesdhe, ku një varkë me emigrantë u mbyt pranë brigjeve lindore të Libisë. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, të paktën 17 shtetas sudanezë kanë humbur jetën, ndërsa 9 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Në bord ndodheshin 33 persona, por vetëm 7 prej tyre kanë arritur të mbijetojnë. Varka ishte nisur nga zona e Tobrukut me destinacion Greqinë dhe u përmbys rreth 100 kilometra larg bregut, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) bëri të ditur se të mbijetuarit kishin kaluar ditë të tëra në det të hapur përpara se të shpëtoheshin. Disa prej emigrantëve humbën jetën për shkak të urisë dhe etjes. Operacionet e kërkim-shpëtimit u realizuan nga Marina Libiane, Roja Bregdetare dhe Gjysmëhëna e Kuqe Libiane, ndërsa kërkimet për personat e zhdukur vijojnë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top