Seedorf e komenti viral për PSG-Bayern: “Pyetni portierët nëse janë të lumtur”

PSG-Bayern për shumëkënd ishte shprehja maksimale e futbollit: nëntë gola dhe një 5-4 që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Një kontrast i fortë me 0-0 mes Milanit dhe Juventusit, që u bë simbol i mungesës së spektaklit në futbollin italian. Mes shumë komenteve, edhe Thierry Henry tha: “I qoftë paqe atij që nuk e pa ndeshjen e djeshme”. Por Clarence Seedorf doli kundër rrymës. Si analist, ai kritikoi mungesën e ekuilibrit: “Pyetni portierët nëse janë të lumtur. ‘Clean sheet’ ka qenë gjithmonë i shenjtë për ta. Kemi parë Arsenalin të bëjë diferencën pikërisht falë kësaj”. Sipas tij, skuadrat si Arsenal dhe Atletico Madrid kanë më shumë shanse për të fituar, për shkak të organizimit mbrojtës.

Seedorf e pranon spektaklin në sulm, por thekson se pa ekuilibër rrezikon të humbasësh gjithçka: “Imagjinoni të shënosh pesë gola kundër një prej skuadrave më të mira dhe të rrezikosh të eliminohesh sepse ke qenë shumë i hapur. Duhet një limit”.

Ai e lidh këtë edhe me Real Madrid dhe mënyrën si është ndërtuar suksesi në vitet e fundit: “Kur ishim fëmijë, mësonim të ktheheshim mbrapa për të mbrojtur. Ky është thelbi. Organizimi bën diferencën”. Dhe shton: “Sa topa pamë sot pas shpinës së mbrojtësve të krahut, me qendërmbrojtësit që thjesht shikonin? Janë gjëra bazike në këtë nivel”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top