Vende të anëtarësuara në NATO mund të dërgojnë trupa në Ukrainë

Disa vende të NATO-s mund të jenë të gatshme të dërgojnë trupa në Ukrainë nëse shtetet e tjera anëtare nuk japin garanci sigurie për Kievin, ka thënë një ish-sekretar i përgjithshëm i aleancës ushtarake.

Sipas Anders Rasmussen ekziston një “mundësi e qartë” që shtetet e NATO-s mund të ndërmarrin veprime individualisht nëse grupi nuk merr një vendim të përbashkët.

“Ne e dimë se Polonia është shumë e angazhuar për të ndihmuar Ukrainën. Dhe nuk do të përjashtoja mundësinë që Polonia të angazhohej edhe më shumë në këtë kontekst në baza kombëtare dhe të ndiqet nga shtetet baltike, ndoshta duke përfshirë mundësinë e dërgimit të trupave. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë polakët, ata menduan për një kohë të gjatë Europa Perëndimore nuk i dëgjoi paralajmërimet e tyre kundër mentalitetit të vërtetë rus.”, tha ai.

Anëtarët e NATO-s nuk kanë dashur të vendosin trupa në Ukrainë ose një zonë të ndalim-fluturimit pasi kjo do të çonte në një konflikt të drejtpërdrejtë me forcat e tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top