OKB: 21 persona janë ekzekutuar dhe 4 mijë janë arrestuar në Iran

Të paktën 21 persona janë ekzekutuar në Iran dhe 4,000 të tjerë janë arrestuar që nga fillimi i luftës së tij me SHBA-në dhe Izraelin, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, UNHCR.

Ekzekutimet u kryen në mes të shtypjes së Iranit ndaj disidentëve, veçanërisht përmes “akuzave që lidhen me sigurinë kombëtare”, tha sot Shefi i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Volker Turk.

Të paktën nëntë persona u ekzekutuan në lidhje me protestat e janarit 2026, dhjetë për anëtarësim të dyshuar në grupe opozitare dhe dy për akuza spiunazhi, tha agjencia.

Ai vazhdoi duke thënë se, që nga 28 shkurti, “vlerësohet se më shumë se 4,000 individë janë arrestuar për akuza që lidhen me sigurinë kombëtare në Iran”.

Shumë prej të arrestuarve janë zhdukur me forcë, janë torturuar ose i janë nënshtruar “trajtimit mizor, çnjerëzor dhe degradues”, thuhet në deklaratë.

“Jam i tmerruar që, përveç ndikimeve tashmë të rënda të konfliktit, të drejtat e popullit iranian vazhdojnë t’i privohen nga autoritetet, në mënyra të ashpra dhe brutale”, tha Turk.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top